Dega Prishtinë

GUXO!

Me votën e mbi 270 delegatëve, Kuvendi i degës së Partisë Guxo në Prishtinë, në një atmosferë solemne dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme zgjodhi kryetaren, kryesinë dhe delegatët e kuvendit qendror.

Antarësohu!

Raporto Problemin!

Raporto Problemin në Komunën tënde!

Raporto problemin

Kryetarja e degës Prishtinë

Bartëse e Listës për Asamblenë Komunale

Sot me 31 gusht 2022, me votën e mbi 270 delegatëve, Kuvendi i degës së Partisë Guxo në Prishtinë, në një atmosferë solemne dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme zgjodhi kryetaren, kryesinë dhe delegatët e kuvendit qendror.

Kryetarja e sapozgjedhur e degës së Prishtinës, deputetja e Kuvendit të Kosovës Jeta Statovci, jo vetëm që është një ndër deputetet më të spikatura të Kuvendit, por me profesionalizmin, modestinë, integritetin personal dhe paraqitjet e saj të guximshme, ndoshta më së miri ndihmon të kuptohet se çfarë është Partia Guxo.

Guxo është sinergjia e natyrshme në njërën anë e atyre që me dekada qëndruan në skenën politike të Kosovës, pa u përkulur asnjëherë dhe pa u bërë asnjëherë vegël në dëm të interesave të vendit dhe në anën tjetër e atyre që, në kërkim të një alternative të qëndrueshme dhe bashkëkohore politike, gjetën për herë të parë hapësirën e nevojshme për t'u angazhuar për herë të parë në skenën politike të Kosovës dhe për të bindur të gjithë skeptikët që politika mund të bëhet edhe me nder dhe faqe të bardhë.

Kryetares së sapozgjedhur Jeta Statovci dhe degës së Partisë Guxo në Prishtinë suksese në detyrën e marrë dhe rrugën e nisur. Së bashku do të punojmë, së bashku do të përballojmë të gjitha sfidat që kemi përpara dhe së bashku do të fitojmë. Çdo ditë e më shumë.

Lajmet nga prishtina

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet nga prishtina

Na kontaktoni

Qendra Prishtinë

Rruga: Tringë Smajli Nr.17,
10000
Prishtinë, Kosovë


Kontakti: +383 45 655 898
Facebook: Partia GUXO - Dega Prishtinë
prishtine@partiaguxo.org