Asambleistja Triera Kasumi Berisha: Po pengohet vullneti i shumicës së Kuvendit Komunal të Prishtinës...

Alt text
Janë bërë tri ditë prej se organet kompetente të nivelit qendror, ashtu siç parashihet me ligj, kanë bërë vlerësimin e ligjshmërisë së vendimeve të datës 8 qershor 2023, të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, për shkarkimin e aksionarëve të vjetër dhe emërimin e aksionarëve të rinj të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës. Përkundër kësaj, Komuna e Prishtinës akoma nuk i ka publikuar këto vendime në faqën zyrtare të komunës, ashtu siç kërkohet me norma ligjore. Tashmë nuk kemi asnjë dyshim se kjo po bëhet me qëllim të caktuar për të përfituar kohë dhe për t’ju pamundësuar aksionarëve të rinj ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tyre si përfaqësues të Kuvendit Komunal. Me këto veprime, përveç se po shkelen ligjet dhe rregulloret në fuqi, po ju shkaktohet dëm i pariparueshëm ndërmarrjeve publike komunale të cilat kanë mbetur pa mbikqyrje dhe kontroll të nevojshëm. Për këtë dikush duhet dhënë përgjegjësi.

Prandaj, kërkojmë nga zyrtarët kompetent të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga kryetari Rama, që menjëherë të përmbushin obligimet e tyre ligjore dhe të zbatojnë me përpikëri procedurat administrative. 
Ajo çfarë është bërë nuk ç’bëhet. Kuvendi i ka zgjedhur aksionarët e rinj dhe kjo nuk ndryshon. Pranoni realitetin e ri të krijuar, me korrektësi dhe demokraci, ashtu siç kishim bërë ne menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe me rastin e konstituimit të Kuvendit Komunal në dhjetor të vitit 2021. Gjithashtu, kërkojmë nga Bordet e Drejtorëve të ndërmarrjeve publike komunale që, deri në marrjen e detyrave nga aksionarët e rinj, mos të ndëmarrin veprime e vendime të panevojshme, përveç çështjeve që kanë të bëjnë me operimin ditor të ndërmarrjeve. Të gjitha vendimet tjera që nuk janë të domosdoshme dhe urgjente, përpos që do të rishqyrtohen, potencialisht mund të jenë objekt i hetimeve nga organet kompetente.


Triera Kasumi Berisha

Shpërndaje në: