Partia “GUXO”
Statuti
Prishtinë, 14.02.2022
KAPITULLI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Emri
Subjekti politik mban emrin “GUXO” dhe akronimin zyrtar GUXO.
Neni 2
Vlerat themelore
Guxo është parti politike, në vlerat fundamentale të së cilës ngërthen:
- Lirinë, barazinë dhe demokracinë,
- ndërtimin e shtetit demokratik dhe të së drejtës, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dinjitetin njerëzor
- humanizimin dhe frymën e tolerancës e të bashkëjetesës kombëtare, etnike, gjinore e fetare,
- vlerat dhe parimet evropiane dhe aspiratën për integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Neni 3
Selia e GUXO
- GUXO e ka selinë qendrore të saj në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë.
- GUXO themelon degët e saj edhe në qytete dhe komuna të tjera.
- GUXO ushtron veprimtarinë e saj edhe jashtë Republikës së Kosovës, në përputhje me ligjet e vendeve përkatëse.
Neni 4
Simbolet e GUXO
- Simbolet e GUXO janë: Stema, flamuri dhe vula e GUXO, të bashkëngjitura në shtojcën T të këtij Statuti.
- Stema ce GUXO përdoret në të gjitha dokumentet dhe komunikimin zyrtar të organeve të subjektit.
- Vula përdoret në emër të organeve qendrore të GUXO dhe administratës së selisë qendrore. Degët e GUXO, përvec vulës, në komunikimin e tyre shtojnë edhe emrin përkatës të degës.
- Flamuri i GUXO përdoret në të gjitha ambientet dhe aktivitetet e subjektit.
KAPITULLI II
ANËTARËSIA
Neni 5
Kushtet dhe kriteret për anëtarësim
1. Anëtar i subjektit mund të jetë çdo qytetar, i cili ë ka mbushur moshën 16-vjeçare dhe që pranon kushtet e anëtarësimit dhe përkrah vlerat themelore të GUXO,
2. Anëtarësimi bëhet me vullnet të lirë dhe në formë të shkruar në nëndegë dhe degë.
3. Konsiderohen anëtarë të GUXO, me të drejtë vote, të gjithë ata që:
3.1 Kanë mbushur moshën 16-vjeç:
3.2 Marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve ku bëjnë pjesë:
4. Interesimet për anëtarësim duhet të paraqiten me shkrim duke plotësuar formularin përkatës:
4.1 Në nëndegën e GUXO:
4.2 në degën në qytetin përkatës:
4.3 në Selinë Qendrore
5. Pranimi në nëndegë apo degë bëhet vetëm për anëtarët që banojnë në territorin përkatës dhe konfirmimi për pranim bëhet nga dega.
Neni 6
Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve
1. Anëtari i GUXO ka të drejtë:
1.1 të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet e GUXO-së,
1.2 të marrë pjesë në aktivitetet, mbledhjet, zgjedhjet sipas Statutit në cdo veprimtari të GUXO-së,
1.3 të shprehë lirisht mendimin e tij dhe të respektohet dinjiteti dhe integriteti i tij për mendimin e dhënë,
1.4 të japë propozimet e tij për të gjitha organet legjislative e ekzekutive të GUXO, duke iu përmabjtur Statutit dhe qëndrimeve themelore politike të tij si dhe mund t'iu drejtohet për çështjet vetjake e të GUXO të gjitha organeve drejtuese të saj.
2. Anëtari i GUXO ka detyrë dhe përgjegjësi: Në çdo aktivitet që përfaqëson anëtarin e GUXO, në frymën demokratike të përfaqësojë me dinjitet duke ruajtur nderin dhe autoritetin e subjektit:
Neni 7
Përfundimi i anëtarësisë
Anëtarësia përfundon:
1. Me dorëheqje:
2. me përjashtim.
KAPITULLI III
FUNKSIONIMI I SUBJEKTIT
Neni 8
Zgjedhjet e brendshme
1. Të drejtën për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur e gëzon secili anëtar që përmbush kushtet e parashikuara me legjislacionin në fuqi dhe me kete statut.
2. Vota e çdo anëtari është e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.
3. Organizimi i brendshëm i subjektit bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, dhe periodike. Mandati i organeve në GUXO është 4-vjecar.
4. Sistemi zgjedhor brenda subjektit garanton parimin e konkurrencës së lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve, sipas kritereve të shpallura dhe të njohura paraprakisht.
5. Kandidatëve për çdo organ të subjektit u garantohet e drejta e barabartë në procesin zgjedhor dhe kontrollin mbi mënyrën e realizimit të tij.
Neni 9
Shumica e kërkuar për vendimmarrje
1. Vendimet quhen të miratuara nëse votat “pro” përbëjnë mbi 50946 të votave të vlefshme të pjesëmarrësve në votim, me përjashtim të rasteve kur në Statut parashikohet ndryshe. Kur votat janë të barabarta propozimi i votuar konsiderohet i pamiratuar. Abstenimet merren në konsideratë për llogaritjen e kuorumit.
2. Për ndryshime statutore nevojitet shumica e kualifikuar (273) e anëtarëve me të drejtë vote.
Neni 10
Llojet e votimit
1. Votimi rreth temave është i hapur nëse nga së nga së 2596 e anëtarëve me të drejtë vote nuk kërkohet që votimi të jetë i fshehtë.
2. Votimi rreth zgjedhjes së personave është gjithmonë dhe në të gjitha nivelet e organizimit i fshehtë
3. Votimi është i fshehtë edhe në rastet e veçanta, të parapara në Statut.
Neni 11
Afatet e zgjedhjeve
Të gjitha organet duhet t'iu nënshtrohen zgjedhjeve të paktën çdo katër (4) vjet.
KAPITULLI IV
ORGANIZIMI DHE ORGANET
Neni 12
Organizimi i brendshëm
1. Organizimi i GUXO-së bëhet mbi bazën e parimit territorial. Në komunat e Republikës së Kosovës, GUXO mund të themelojë degë dhe nëndegë të subjektit.
2. Degët e GUXO jashtë vendit janë të organizuara poashtu në bazë të parimit territorial.
Neni 13
Organet dhe komisionet
1. GUXO është organizim politik i qytetarëve të grupuar me vullnet të lirë në strukturat e saj.
2. Organet kryesore të GUXO janë:
2.1 Kuvendi qendror,
2.2 Këshilli i përgjithshëm me 103 anëtarë:
2.3 Kryesia,
2.4 Kryetari:
2.5 Nënkryetari Jët,
2.6 Sekretari i partisë.
3. GUXO themelon Komisionin për Çështje Zgjedhore, për të siguruar funksionimin efikas, korkurrencën e lirë, respektimin e statutit dhe rregullores për zgjedhjet e brendshme.
4. Komisionet në kuadër të GUXO janë:
4.1 Komisioni për çështje zgjedhore:
4.2 Komisioni vlerësues:
4.3 Komisioni për administratë dhe financa:
4.4 Komisioni statutar
Neni 14
Kuvendi
- Kuvendi është organi më i lartë.
- Kuvendi mund të jetë Kuvend zgjedhor dhe Kuvend pune.
- Kuvendi i rregullt zgjedhor mbahet cdo katër vjet dhe në këtë Kuvend zgjidhen organet e subjektit.
- Kuvendi i punës organizohet sipas nevojës ose së paku një herë ndërmjet dy kuvendeve zgjedhore.
- Kuvendi, tre muaj para përfundimit të mandatit, shqyrton raportin e punës dhe atë financiar.
- Kuvendin e thërret Kryetari i subjektit me pëlqim të kryesisë, duke respektuar afatet e caktuara..
- Kuvendin e përbëjnë delegatët e zgjedhur në Kuvendet e degëve.
- Kuvendi funksionon në parimin e delegimit të përfaqësimit përmes delegatëve të zgjedhur në çdo nivel.
- Kuvendi zgjedh Kryetarin dhe Këshillin e Pergjithshëm.
Neni 15
Këshilli i Përgjithshëm
1. Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë ekzekutiv, i cili vendos për modalitetin e pjesëmarrjes në procese zgjedhore.
2. Këshilli i Përgjithshëm merr qëndrime dhe vendime rreth çështjeve me interes nacional të rëndësisë së veçantë.
Neni 16
Kryesia
Anëtarë të kryesisë janë:
1.1 Kryetari i GUXO:
1.2 Tre nënkryetarët e subjektit,
1.3 Sekretari i përgjithshëm,
1.4 10 anëtarë të tjerë që propozohen nga Kryetari dhe miratohen në Kuvend.
Neni 17
Roli i Kryesisë
Kryesia:
1.1 Merr vendime politike dhe vendime të tjera, në kompetencë të Kryesisë:
1.2 Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit, Këshillit të Përgjithshëm dhe vendimeve të tjera,
1.3 Kujdeset për bashkërenditjen e punëve të degëve dhe të nëndegëve, përcjell realizimin e vendimeve të organeve, merr vendime konkrete lidhur me organizmin dhe funksionimin e tyre,
1.4 Zgjedh anëtarët e komisioneve për çeshtje specifike:
1.5 Nominon anëtarët e qeverisë,
1.6 I propozon Kuvendit listën e kandidatëve për deputet në zgjedhje nacionale:
2. Punën e kryesisë e drejton Kryetari.
3. Nënkryetarët ose Sekretari i Përgjithshëm e zëvendësojnë Kryetarin në rast të mungesës së tij ose sipas autorizimit.
4. Kryesia e subjektit ka zëdhënësin, të cilin e emëron Kryetari.
Neni 18
Kryetari
1. Kryetari zgjidhet nga Kuvendi.
2. Kryetari perfaqëson dhe drejton subjektin në përputhje me statutin dhe programin, udhëheq punën e tij dhe organeve të tij, thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit dhe të Kryesisë si dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit.
3. Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit.
Neni 19
Nënkryetarët
GUXO ka nënkryetarët e partisë.
Neni 20
Sekretari i partisë
GUKXO ka Sekretarin e Përgjithshëm, i cili propozohet nga Kryetari.
Neni 21
Komisioni statutar
1. Komisioni statutar mbikqyr zbatimin e statutit dhe vlerëson ecurinë e procesit te brendshëm zgjedhor,
2. Komisioni statutar është mekanizëm i përhershëm.
3. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë.
Neni 22
Forumet dhe mekanizma të tjerë organizativë të partisë
1. Në kuadër të GUXO, në nivel qendror dhe lokal, mund të formohen dhe veprojnë forumet dhe mekanizma te tjerë si në vijim:
1.1 Forumi i Gruas)
1.2 Forumi i të Rinjve:
1.3 Forumi i ekspertëve profesional:
2. Anëtarësimi në forumet e lartpërmendura është i lirë dhe gjithëpërfshirës. Secili anëtar i forumit ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet.
3. Funksionimi i forumeve përcaktohet me akte të veçanta.
KAPITULLI V
VEPRIMTARIA EKONOMIKE E SUBJEKTIT POLITIK
Neni 23
Financat
1. Burimet financiare përbëhen nga pagesa vullnetare e anëtarësisë, nga buxheti shtetëror sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike të parapara nga ligji për subjektet politike, si dhe nga çdo burim tjetër që autorizon ai.
2. Bilancet, ku përfshihen të ardhurat dhe shpenzimet, si dhe buxheti vjetor i subjektit bëhen publike në faqen zyrtare në internet dhe në raportet periodike që dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
3. Financat e subjektit administrohen nga Zyrtari i Financave, i cili emërohet nga Kryetari. Zyrtari i Financave u raporton në baza periodike (6-mujore) Kryetarit dhe Kryesisë.
KAPITULLI VI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 24
Miratimi i akteve zbatuese
Në zbatim të këtij Statuti, sipas nevojës, organet e subjektit mund të nxjerrin aktet nënstatutore si rregullore, udhëzime, vendime, dhe urdhëra, të cilat janë të detyrueshme për zbatim. Secili prej akteve të mësipërme si dhe statutet apo rregulloret e organizatave partnere nuk duhet të bien në kundërshtim me Statutin e GUXO-s.
Neni 25
Rishikimi i statutit
Statuti mund të rishikohet apo ndryshohet nga Kuvendi me shumicën e kualifikuar (243) të anëtarëve të tij.
Neni 26
Hyrja në fuqi
Ky Statut hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Kuvendi Qendror.