Ministri Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci pret në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Alt text
Sot pata nderin që të pres në një takim  produktiv Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Gjatë takimit me Zv. Presidentin Wieland biseduam mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor, duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural. Njëherit shprehëm vullnetin tonë për angazhim me qëllim të avancimit të sektorit përmes praktikave më të mira evropiane.
Poashtu theksova rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës ku vura në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore. 
I shpreha mirënjohje zv. Presidentit Wieland për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian si dhe transmetova  synimin e qeverisë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim.

Zv. Presidenti Wieland lavdëroi progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe vuri në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm. Ai njëherit theksoi gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha si ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së. 
Takimi me Zv.Presidentin Wieland shënon një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve sektoriale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai reflekton angazhimin e përbashkët të të dy entiteteve për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe rritje ekonomike në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.
Shpërndaje në: