Sot me 21.08.2022 është kurorëzuar me sukses Kuvendi i -I-rë Zgjedhor i partisë Guxo në Malishevë. Falënderoj përzemërsisht delegatët prezentë.Ne së bashku me strukturat e reja dhe me delegatët prezent e shumë qytetarë të tjerë do të jemi gardian të vërtetë të së mirës për secilin lokalitet dhe konkretisht për Komunën e Malishevës, e me gjerë.
Faleminderit për secilin delegat veç e veç! Besimin tuaj do ta ruaj me fanatizëm dhe do ta çmoj sa s' thuhet me fjalë. Njëheresh ndihem shumë i privilegjuar dhe emocionuar t'iu drejtohem me këto fjalë përshëndetëse si kryetar i porsazgjedhur i partisë Guxo në komunën e Malishevës. Ju falenderoj nga zemra që me votën tuaj ma besuat udhëheqjen time si kryetar i Partisë Guxo, është nder për mua, por edhe përgjegjësi të udhëheq këtë parti. Nga ju delegat dhe qytetarë kerkoje që ta kemi besimin që krah me krahë me njeri- tjetrin nuk ka forcë që mund të na ndalë kur është në pyetje e mira qytetare.
Zoti ju bekoftë ju!
Me shumë respekt Valon Krasniqi -Kryetar i Degës në Malishevë, nga subjekti politikë Guxo