Ndërtojmë ura, rrisim besimin!

Alt text
Tefik Tac, falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, ka ngritur kapacitetet prodhuese dhe grumbulluese të perimeve në Mamushë, në kuadër të investimeve mbi 10 milionë euro në këtë komunë. 
Rendimenti mesatar ditor që dorëzohet në këtë pikë grumbulluese e tekalon peshën prej 100 ton. 
Depot dhe pikat grumbulluese sigurojnë ruajtjen e produktit dhe eksportin e tyre në vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian. 
Kryesisht, në këtë pikë grumbulluese, bujqit e zonës dorëzojnë sipas sezonës, domaten, specat, trangujt, trangujt kornishona dhe lakrat. 
Përmes këtyre investimeve, plotësohet zinxhiri i funksionimit nga ferma në tryezë por edhe nga toka e Kosovës në tryezat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Bashkëkryetari Faton Peci 
Shpërndaje në: