Urim me rastin e 2 Korrikut

Alt text
Partia Guxo e uron përzemërsisht popullin e Kosovës për Ditën e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Pas një shekulli përpjekjeje dhe lufte për liri, më 2 korrik 1990, Kosova hapi faqen e një kapitulli të ri në historinë e saj dhe filloi kthesën e madhe historike. Më këtë datë, përfaqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës, me një vendosmëri dhe guxim të jashtëzakonshëm, në mënyrë legale dhe legjitime, shprehën vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Natyrisht se edhe pas 2 korrikut 1990, Kosova u përball me sfida e vështirësi të mëdha drejt mbijetesës, lirisë, pavarësisë, anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë dhe njohjes së pavarësisë nga vendet tjera, por ëndrra për pavarësi u realizua. Prandaj, 2 Korriku do të mbetet gjithmonë një ndër datat më të rëndësishme historike në rrugën për liri dhe pavarësi që Kosova ka bërë. 

Sot, kur e festojmë këtë datë historike, është obligim yni që të kujtojmë edhe rrugën që na pret dhe përgjegjësitë e sfidat e reja në rrugën e Kosovës. Partia Guxo i siguron të gjithë qytetarët që kjo parti do të japë gjithçka nga vetja që Republika e Kosovës të realizojë aspiratat më të larta të popullit të saj për demokraci, sovranitet, pavarësi, zhvillim e përparim.

Partia GUXO!

Shpërndaje në: