Bashkëkryetarja Donika Gërvalla Pret në takim Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë

Alt text
Sot mirëprita në takim, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë, Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, me të cilën diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, mbështetjen për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik, sigurinë në rajon dhe bashkëpunimin në iniciativa rajonale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Falënderova Kryetaren Zupançiq për mbështetjen që deputetët sllovenë i kanë dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, veçanërisht për arritjen e 82% të votës pro anëtarësimit nga Asambleja Parlamentare e KiE. Gjatë takimit, paraqita të arriturat e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve në vendin tonë.


Bashkëkryetarja Donika Gërvalla

Shpërndaje në: