U prefsh në paqe gjeniu i letrave, Ismail Kadare!

Alt text
Me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Kultura e një kombi është më e pasur kur ajo vendoset në libra, me stil, me dije të thellë, veçanti, me aftësi për të shprehur dinjitetin, vlerën dhe krenarinë kombëtare. Këtë shërbim ja bëri kombit të tij, kombit tonë, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ne nga sot kemi humbur trupin e tij, shprehjen e fytyrës së një njeriu që pa shumë, që shprehu shumë, por që diti edhe më shumë. Por ne nuk do humbim kurrë fjalët, mendjen, dijen e tij, të vendosur përgjithmonë në librat e tij, që tashmë janë libra të kombit tonë.
Ngushëllimet për njerëzit e mëdhenj janë ngushëllime për gjithë kombin, por krenaria sot triumfon mbi dhembjen! 
U prefsh në paqe, Ismail Kadare! 

Partia GUXO!

Shpërndaje në: