Finalizimi i procesit të anëtarësimit...

Alt text
Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, pas mbështetjes prej 82% të votave nga Asambleja e Përgjithshme për anëtarësimin në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëkohësisht Kryesues i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Iulian Bulai.
Gjatë këtij takimi e falënderova përzemërsisht deputetin Bulai për kontributin e tij të rëndësishëm personal, por edhe të ALDE gjatë diskutimeve në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, për votën pro anëtarësimit në KiE, si dhe për kontributin e tij të rëndësishëm gjatë gjithë procesit.


Donika Gërvalla

Shpërndaje në: