Takimi me komunitetin tonë të biznesit ne Zvicër

Alt text
Në vazhdën e aktivititeteve për nxitjen e investimeve në Kosovë, sot në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, së bashku me stafin tim, zhvilluam një takim jashtëzakonisht të dobishëm dhe inkurajues me komunitetin tanë të biznesit në Zvicër. Mërgimtarët, kanë qenë gjithmonë motori lëvizës i betejave për liri të atdheut. Patriotizmi është shtylla e parë e aktivitetit të tyre. 

Njerëzit tanë të vyer dhe punëtorë, paraqesin sot, storie të pafundme të suksesit. Ata sot janë të përfshirë në të gjitha sferat e jetës ekonomike, politike, kulturore e sportive në Zvicër, duke qenë njëherit edhe imazh i Kosovës sonë. Edhe pse gjenden jashtë atdheut, dëshira e tyre për të investuar në atdhe është më e fuqishme se kurrë.Me kënaqësi, prezantova para tyre, mundësitë qe ofrohen dhe dyert e hapura që kanë, për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë sonë, veçanërisht me fushën që i përket investimeve në sektorin e prodhimit të ushqimit, si dhe me çështje që kanë të bëjnë me eksportin e produkteve të fermerëve kosovarë.
Mërgata.


Faton Peci

Shpërndaje në: