GUXO përshëndet aprovimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë

Alt text
Partia GUXO vlerëson lart faktin se rezoluta dënon pa rezervë gjenocidin në Srebrenicë dhe sjelljet e veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Serbia dhe forcat saj ushtarake, policore dhe paramilitare, njësoj, kanë kryer gjenocid edhe në Kosovë. Prandaj është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të përshpejtojë përgatitjen e akuzës kundër shtetit serb për gjenocid në Kosovë për vitet 1998/1999. 

Partia GUXO dënon sjelljen  e presidentit serb dhe qeverisë serbe, të cilët sy botës nuk pranojnë e as dënojnë gjenocidin e vet në Srebrenicë. Përkundrazi, ata solidarizohen dhe madhërojnë bartësit e tij dhe kërcënojnë me luftëra të reja dhe gjenocide të tjera. Partia GUXO beson në drejtësi dhe punon çdo ditë për këtë. Pavarësisht nga vjetët që kalojnë, krimet dhe gjenocidi nuk vjetërohen, nuk do të harrohen e as nuk do të falen!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: