Ministrat Donika Gërvalla dhe Faton Peci në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Bruksel

Alt text
Bashkë me Ministrin Faton Peci, festuam në Bruksel 16-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesit e Belgjikës, të institucioneve të BE-së, NATO-s, ambasadorët e shteteve të ndryshme, miqtë e Kosovës dhe diplomatët e  shumtë të pranishëm. Para të pranishmëve vura në pah të arriturat mbresëlënëse të Republikës sonë, në demokratizim, sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik, shpreha përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në rrugën euroatlantike dhe falënderova miqtë, partnerët dhe aleatët tanë për mbështetjen e dhënë në çlirim, pavarësi dhe tani në zhvillim e integrim. Mbrëmjen e madhështuan artistet tona, Flaka Goranci dhe Tringa Sadiku me paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme, duke prezantuar kulturën dhe artin tonë të pasur.


Partia GUXO! - Video Lajmi

Shpërndaje në: