Bashkëkryetarja Donika Gërvalla, vizita në Istog fillon me nderime te shtatorja e kryetarit Rugova

Alt text
Si gjithnjë, vizita në Istog fillon me nderime te shtatorja e kryetarit Rugova, Presidentit historik të Republikës së Kosovës. 
Së bashku me kryetarin e degës, Nezir Osmanaj,  koordinatorin e degëve të diasporës, Kujtim Hajdaj, kryetarin e Forumit Rinor, Lendrit Iljazi dhe aktivistë të shumtë të Partisë Guxo, kujtuam dhe nderuam jetën dhe veprën kolosale të Kryetarit Rugova në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet figurë e ndritur historike dhe politike e Kosovës. Vuri themelet e Republikës së Kosovës, i çoi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës në të gjitha kancelaritë botërore duke ndërkombëtarizuar kështu çështjen e Kosovës, u bë simbol i orientimit perëndimor të Republikës së Kosovës, forcoi lidhjet me perëndimin dhe krijoi marrëdhënie të fuqishme me shtete aleate, të cilat mbështetën fuqishëm Kosovën në ditët e saj më të vështira.
Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Ibrahim Rugova!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: