Bashkëkryetarja Donika Gërvalla vizit ngushëllimi në familjen Asllani

Alt text
Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla së bashku me Nënkryetaren e Partisë, deputeten e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, veteranin Hasan Zeneli dhe luftëtarë veteranë tjerë të respektuar, përfaqësues politik nga degët e GUXO, ngushëlluam familjen Asllani, për humbjen e patriotit Mejdi Asllani. Pjesëtari i luftës për liri Mejdi Asllani, na kujton të gjithëve sa e fuqishme dhe e guximshme ishte rezistenca e Kosovës përmes luftës kundër okupatorit serb. Ngushëllime dhe lavdi!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: