Kryetarja Gërvalla takon Ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, z. Boris Pistorius

Alt text
Sot pata privilegjin e një bisede shumë miqësore dhe përmbajtësore me Ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, z. Boris Pistorius, në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit të sotëm me Ministrin Pistorius. Gjatë këtij takimi e njoftova ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon. Falënderova Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.


Partia GUXO!

 

Shpërndaje në: