Disa nga prioritetet e vitit 2024 në bujqësi!

Alt text
Viti që lamë pas, ka qenë një vit i frytshëm e tejet i suksesshëm për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural karshi zhvillimit të sektorëve që mbulojmë.
Me të njëjtin përkushtim, vazhdojmë edhe këtë vit! 
Këto janë disa nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024:

►Mbi 41 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte /Subvencioneve;
►Rreth 24 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural / Grante;
►Mbi 16 milionë të destinuara për rritjen e kapacitetit prodhues për sektorin e qumështit dhe mishit; 
►7 milionë euro për fillimin e Procesit të Akreditimit për Qasjen në Fondet e Para Anëtarësimit / IPARD;
►9 milionë euro përmes grantit të Bankës Botërore, për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të sistemit të ujitjes; 
►20.2 milionë euro përmes Marrëveshjes Ndërkombtare me Qeverinë Gjermane (GIZ) për investime në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural; 
►Mbi 350,000 euro të dedikuara për pyllëzime;
►500,000 euro për realizimin e Kadastrit Pyjor;
►Fillon procesi i ndërtimit të Objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;


Partia GUXO!

Shpërndaje në: