Rikonfirmim i marrëdhënieve...

Alt text
Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore  bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Principatës së Andorrës gjatë takimit me Kryeministrin, z. Xavier Espot Zamora. Kryeministrin e Andorrës e njoftova rreth progresit në ekonomi, sundim të ligjit dhe rritjen e standarteve demokratike në vend. Poashtu e falënderova për mbështetjen e dhënë  Kosovës për anëtarësimin e saj në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe kërkova vazhdimin e mbështetjes edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të cilin mora mbështetje të fuqishme. Kryeministrin, Espot Zamora e ftova të vizitojë Republikën e Kosovës në 25-vjetorin e çlirimit.


Partia GUXO!


Shpërndaje në: