GUXO e kujton Fehmi Aganin në 92 vjetorin e lindjes

Alt text
GUXO e kujton Fehmi Aganin në 92 vjetorin e lindjes
Partia Guxo sot kujton me nderim e respekt të thellë Profesor Fehmi Aganin, në ditëlindjen e tij të 92-të. Fehmi Agani, akademiku mendjemprehtë, urtaku modest, profesori i dashur, njeriu i qetë e i mrekullueshëm ishte pjesë aktive e të gjitha proceseve politike dhe intelektuale që kishin për qëllim avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe të Kosovës në ish-Jugosllavi. 
Profesor Fehmi Agani është skalitur në mendjen e secilit si intelektuali më me ndikim në lëvizjen për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe rezistencën civile të shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e Doktor Ibrahim Rugovës. 
Partia Guxo e kujton profesor Aganin si arkitekt, promotor dhe motor të aktiviteteve për çlirim nga Serbia por edhe si figurë të urtë, energjike e konstruktive në rrugën e vështirë të Kosovës. Mbi të gjitha, Fehmi Agani ishte strateg, prej strategëve të rrallë që kishim në funshekullin 20-të. 
Një jetë i angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe në luftë të vazhdueshme me Serbinë, e bënë profesorin ndër njerëzit më të rrezikshëm për Serbinë. Kjo bëri që Serbia e vrau në mënyrë mizore, më 6 maj 1999.
Do ta kujtojmë me nderimet më të larta e me respektin më të thellë, sa të jetë jeta, njeriun e madh të Kosovës, profesor Fehmi Aganin!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: