Vizita e krerëve të qeverisë në familjen e presidentit historik...

Alt text
Në 18 vjetorin e kalimit të tij në përjetësi, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Ministrin e Kulturës, z. Hajrulla Çeku, vizituam familjen e presidentit historik, arkitektit të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. 

Shkrimtari, kritiku, luftëtari për liri, demokraci e pavarësi, intelektuali dhe humanisti i madh, Dr. Ibrahim Rugova mbetet pjesë e pazëvendësueshme e historisë së ndërtimit të Republikës së Kosovës. Gjatë takimit falënderuam familjen Rugova për mikpritjen e ngrohtë dhe e njoftuam që së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Duke mos devijuar asnjë hap rrugën  e trasuar nga Presidenti historik, vazhdojmë punën çdo ditë, të vendosur për forcimin e Republikës së Kosovës si shtet të qytetarëve të saj ku mbizotëron qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, transparenca, toleranca, demokracia, mirëqenia dhe barazia para ligjit. 
Gjithmonë hapave tuaj Kryetar!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: