Në 22 vjetorin e vrasjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës Smajl Hajdaraj

Alt text
Në 22 vjetorin e vrasjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla bashkë me strukturat udhëheqëse të Partisë Guxo bënë homazhe e nderime pranë shtatores së tij në qytetin e Pejës. Smajl Hajdaraj, intelektuali i angazhuar, njeriu i qetë e paqësor, por trim sypatrembur, luftëtari e udhëheqësi i ushtarëve çlirimtarë, pas çlirimit të vendit kishte filluar punën për zhvillimin e Kosovës në liri, kur u vra pabesisht para banesës së tij në Pejë. Vrasja e tij, si shumë vrasje tjera politike të pasluftës, kurrë nuk është zbardhur. Smajl Hajdaraj do të kujtohet e nderohet përherë për vizionin, punën e kontributin e tij, kurse zbardhja e vrasjes së tij dhe dënimi i autorëve është obligim i shtetit të Kosovës, për të cilin ai nuk kurseu asgjë.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: