Në përkujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës

Alt text
Në 42-vjetorin e vrasjes, Partia Guxo nderon heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Struktura udhëheqëse të Partisë Guxo sot kanë bërë homazhe në varrezat e heronjve dhe më pas kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla në Dubovik të Deçanit. Aktiviteti politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës i vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës janë gurë në themelin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Jeta dhe vepra e tyre janë frymëzim për brezat, teksa ata dëshmuan se dashuria ndaj atdheut nuk ka çmim. Aktiviteti i tyre në diasporë dhe në veçanti në Gjermani bashkoi dhe unifikoi shqiptarët në rrugën për çlirim. Partia Guxo sot përkujton me krenari të tre heronjtë dhe përpiqet që datat si këto, të jenë kujtesë e përhershme e jona dhe udhërrëfim për rrugën që duhet ta ndjekim.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: