Në përkujtim të 25-vjetorit të masakrës së Reçakut...

Alt text
Në përkujtim të 25-vjetorit të masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të errëta në historinë e Kosovës, nderojmë dhe kujtojmë me respekt të thellë 45 civilët shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe pleq, të cilët u vranë në mënyrë të egër nga forcat serbe. Kjo tragjedi, e cila tronditi botën në 15 janar 1999, mbetet një simbol i dhimbjes, por edhe i guximit dhe rezistencës së popullit tonë. Për të nderuar kujtimin e të rënëve, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Zv. Kryeministrja Donika Gërvalla, Ministri Faton Peci bashkë me deputetë, veprimtarë dhe familjarë të martirëve, bënë sot homazhe te Kompleksi Memorial i Reçakut.

Ndërsa kujtojmë këtë masakër kundër njerëzimit, siç e quajti ambasadori William Walker, ne gjithashtu kërkojmë drejtësi të plotë për viktimat dhe familjet e tyre. Është e papranueshme aqë pas kaq shumë vitesh, vetëm një person ka marrë dënimin e merituar për këtë krim. Ne ndajmë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre në Reçak dhe vazhdojmë të luftojmë për drejtësi. Kjo ditë na kujton edhe një herë se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

Lavdi për të gjithë të rënët! Ata nuk do të harrohen kurrë. 


Partia GUXO!

Shpërndaje në: