Partia GUXO mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Alt text
Në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë GUXO, të mbajtur sot në Prishtinë, në prani të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, kryetarët Donika Gërvalla dhe Faton Peci në adresimet e tyre analizuan situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë si dhe detyrat që dalin para Partisë GUXO si parti, por edhe si pjesë e institucioneve në dritën e zhvillimeve më të reja në Kosovë dhe luftërave që po ndodhin në Ukrainë dhe në Gaza.

Këshilli i Përgjithshëm miratoi njëzëri Deklaratë Politike, e cila reflekton pikëpamjet politike të Partisë Guxo rreth temave, më të cilat ballafaqohet Kosova si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Këshilli i Përgjithshëm rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e Partisë GUXO përkitazi me dialogun me Serbinë, sulmin e Serbisë, provokimet e përditshme dhe kërcënimet e Serbisë kundër Kosovës, me synim të realizimit të projektit të "Botës Serbe" apo si projekt rus me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe të rajonit duke synuar shpërqendrimin e vëmendjes nga lufta në Ukrainë dhe lufta në Gaza. Partia GUXO përkrah Qeverinë në bisedat me Serbinë dhe thekson se refuzon çfarëdo propozimi apo konstrukti ligjor që cenon kushtetutën, sovranitetin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës. Në diskutimet e shumta që u zhvilluan, iu dha përkrahje e fuqishme kryesisë së Partisë Guxo, ministrave të Partisë GUXO në Qeverinë e Kosovës si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe u shtrua nevoja e shtimit të punës në masivizimin e Partisë GUXO në terren dhe konsolidimin e strukturave të saj në tërë Kosovën dhe në mërgatë.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: