Komunikatë e Partisë Guxo

Alt text
Partia Guxo ngre alarmin për kërcënimin e sotëm të Aleksandar Vuçiqit ndaj Republikës së Kosovës. Në deklarimin e Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, para mediave, se dislokimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk i shërben paqes dhe sigurisë, Presidenti serb Vuçiq, deklaroi se "është punë e Serbisë ku do ta dislokojë ushtrinë e vet dhe se për këtë nuk do ta pyes askë - e as NATO-n".
Ky kërcënim u bë publikisht dhe në prani të NATO-s, aleancës ushtarake që është garantuese e sigurisë së Kosovës, prandaj kjo e bënë situatën edhe më serioze dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme kundër Serbisë. 
Partia GUXO kërkon që ky kërcënim të trajtohet me seriozitetin më të madh nga KFOR-i e NATO, por edhe nga   BE e SHBA. Po ashtu, Partia GUXO e vlerëson të domosdoshme që në kufirin e Kosovës me Serbinë, të kthehet zona e sigurisë prej 5 kilometrave si masë e parë parandaluese ndaj kërcënimeve të një shteti që ende vringëllon armët dhe që tashmë është dëshmuar si strehë e terroristëve.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: