Asambleisti i Partisë GUXO në Prizren Petrit Hoxhaj shkruan...

Alt text
Objektet e banesave kolektive të Komunes së Prizrenit janë shëndrruar në objekte ku ushtrohet prostitucioni, droga e hajnia. Që nga viti 2017 e gjerë me sot u bënë 7 vite. Vlenë të theksohet se për këtë llamell qysh ne vitin 2017 janë dhuruar çelsat famileve përfituëse e qe jan kryesisht familje dëshmorësh, invalidesh, veteranësh të UÇK-së si dhe familje me asistenc sociale.Ku dy përfituës tani më kan ndërruar jetë pa i gëzuar banesat e dhuruara e që janë veteran invalid të UÇK-ës!

Për përfundimin  të ketyre objekteve në Buxhetin Komunal për vitin 2022 kanë qen të planifikuara 500,000.00 euro dhe as një cent nuk është shpenzuar dhe as edhe një veprim  sështë ndërmarr.
Për buxhetin e viti 2023 as një cent i planifikuar dhe komplet kodi buxhetor i larguar. Dhe mbi të gjitha me kërkes  të DPMS-ë në muajin qeshor 2023 në Kuvendin Komunal kalon rregullorja e ‘’Planifikimit 3 vjeqar për banim social’’!!! Në fillim të mandatit  Qeverisja Aktuale kishte gjetur Sigurim fizik të angazhuar për përkujdesje dhe ruajtje të ketyre objekteve nga qeverisja e kaluar nga se ishin investime të Komunës së Prizrenit. Mirë po shumë shpejt sigurimi është larguar dhe keto objekte janë lën nën mëshiren e fatit ! 

Se qfar gjendje janë keto dy objekte, mund të shikoni fotogafit që kam vizituar personalisht unë, para disa muaj kam kërkuar nga drejtoria e mirqënjes sociale që të bëhet mbyllja e dyerve dhe dritareve të katit të par në mënyr që mos të kenë qasje personat e pa autorizuar në objekt, dhe jemi në këtë gjendje katastrofale përveq droges dhe prostitucionit janë djegur muret e banesave dhe jane thyer gjama e dyer.

Ftoj organizatat e UQK-së, OJQ-ët që mirren me mirqënjen sociale të qytetarve, gazetar e media që ti vizitojnë këto blloqe banesore për të parë tmerrin e këtyre objekteve.


Petrit Hoxhaj

Shpërndaje në: