Partia Guxo dënon fushatën e linçimit dhe kërcënimit ndaj pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga komunitetet joshumicë - veçanërisht atyre serbë - që ka filluar sapo këta kanë filluar punën si zyrtarë policorë. Fushata linçuese, frikësuese dhe kërcënuese është e papranueshme dhe kjo duhet të ndalet menjëherë.
Secili qytetar i Republikës së Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të ketë liri të plotë të punojë aty ku ndjehet më mirë dhe ku ka zgjedhur të kontribuojë në institucionet zyrtare të shtetit të vet. Formacionet e grupet që linçojnë e frikësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të identifikohen dhe ndjeken nga organet e rendit dhe t'i përgjigjen drejtësisë.