Komunikatë për media me rastin e 2 Korrikut

Alt text
Partia Guxo uron gjithë popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Deklaratës Kushtetuese.
Më 2 korrik 1990, Kosova filloi një kapitull të ri në historinë e saj. Pas një shekulli përpjekjesh titanike për liri e pavarësi, Kosova shënoi kthesën e madhe historike, ku përfaqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës, me një vendosmëri dhe guxim të jashtëzakonshëm, në mënyrë legale dhe legjitime, shprehën vullnetin që Kosova përfundimisht të lirohet nga sundimi serb. Prandaj, deputetët e 2 Korrikut meritojnë nderimin ndër breza dhe, po ashtu, përkujdesjen e shtetit. Pas datës 2 korrik 1990, Kosova u përball me sfida e vështirësi të mëdha drejt mbijetesës, lirisë, pavarësisë, anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë dhe njohjen e pavarësisë nga vendet tjera, por ëndrra për pavarësi u realizua.

Prandaj, 2 Korriku do të mbetet gjithmonë një ditë e madhe, në të cilën duhet të rikujtojmë rrugën që ka bërë Kosova deri më sot. Sot, derisa e shënojmë këtë ditë, duhet kujtuar edhe rrugën që na pret dhe përgjegjësitë e sfidat e reja në rrugën e Kosovës. Edhe për këtë përvjetor të Deklaratës Kushtetuese, Partia Guxo i siguron të gjithë qytetarët që kjo parti do të japë maksimumin e vet që Republika e Kosovës të realizojë aspiratat më të larta të popullit të saj për demokraci, sovranitet, pavarësi, zhvillim e përparim.


Blerim Gashani

Shpërndaje në: