Mbahet Kuvendi i parë i te rinjëve te Partis GUXO

Alt text
Guxo po rritet e po zgjerohet
Rinia dhe guximi shpesh janë sinonime, ndërsa të dyjat gjithmonë përbëjnë sinergjinë për arritje të mëdha.Të rrethuar nga qindra të reja e të rinj të buzëqeshur, energjikë, entuziastë, ambiciozë e guximtarë nga çdo skaj i Republikës së Kosovës, sot Partia Guxo bëri edhe një hap drejt rritjes e zgjerimit të saj: themeloi Forumin Rinor të partisë. Morën pjesë kryetarët e partisë, Donika Gërvalla e Faton Peci si dhe deputetët e Kryesia e Partisë Guxo. Në një proces transparent e demokratik, rreth 300 pjesëmarrës ma besuan detyrën e Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Guxo. Në Forumin Rinor të Partisë Guxo filluam punën tonë menjëherë. Zgjodhëm Kryesinë e Forumit, të përbërë nga të reja e të rinj të talentuar, energjikë, të vyeshëm, ambiciozë e të guximshëm. Na priftë e na përcjelltë e mbara!

P.S. Fjalën time të rastit, mund ta gjeni më poshtë:
E nderuar kryetare z.Donika Gërvalla,
I nderuar  kryetar z.Faton Peci,
Të nderuar nënkryetar  z.Haxhi Avdyli, Jeta Statovci
Të nderuar anëtarë të kryesisë qendrore,
Të nderuar kryetar të degeve,
Të nderuar delegat,

Kur rreth dy vite më parë nisëm rrugëtimin, e patëm të vështrirë ta projektonim menjëherë perspektivën e një grupi guximtarësh, të cilët morën mbi vete barrën e të dëshmuarit se në këtë vend bën dhe se në këtë vend mund të qeveriset pa u zhytur në korrupsion e krim të organizuar. Dy vite më pas, mund të ndihemi krenar që me ekipin tonë kemi dhënë sinjale të qarta që guximi dhe atdhedashuria janë një. Kemi dhënë prova se mund ta duash atdheun pa e demtuar atë, se mund të bësh punë të dobishme për qytetarët pa e shkelur ligjin. Në fillim ishim pak, sot sigurisht jemi më shumë. Jo për tjetër, por ngaqë misioni dhe vizioni ynë për këtë vend janë në sinkron të plotë. Ne e duam një Kosovë të sotme, ku jetohet dinjitetshëm, kur qytetarëve nuk u vidhet shpresa nga një grup dhe ku ata janë orbhita rreth së cilës sillemi ne. Sot ka shumë njerëz që kanë pëqafuar konceptin e Partisë Guxo me të drejtë. Opcioni ynë solli një freski në skenën politike kosovare, ndaj sot jemi këtu në këtë Kuvend me besimin dhe shpresën e patundur që strukturimi jonë I mëtejmë është vlerë e shtuar për politikën kosovare. Ky stryukturim do të jetë në funksion të dobisë së përgjithshme. Ne duhet t`i japim përgjigje cështjeve që kanë mbetur peng prej vjetësh. Po i japim cdo ditë përgjigje të tilla, porse misioni ynë sapo ka filluar,. Ne duhet të vazhdojmë me elan konsolidimin tonë. Secili prej njerëzve është i vlefshëm për ne, sepse këtë vend duhet ta bëjmë me këta njerëz dhe për këta njerëz. Nuk duhet të qëndrojmë indifernet kundrejt zhvillimeve në vendin tonë. Ne jemi për një shtet funksional, të mirëqenies dhe të perspektivës. Kjo armatë e të rinjve që sot kanë hedhur shikimin kah shtetet perëndimore është brenga jonë parësore. Prandaj, synimi ynë i cdoditshëm duhet të jetë një Kosovë, strehë e sigurt dhe vend i mundësive për rininë tonë. Kjo është e mundshme, vetëm nëse secili prej nesh e kupton se angazhimi në politikë nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe mundësi për ndryshim. Ky ndryshim nuk vjen vetvetiu, por me krjimin e një pakti shoqëror, me synim të qartë për transformimin e vendit. 

Të nderuar pjesëmarrës  Ky proces është njëkohësisht edhe ftesë e hapur për të gjithë profesionistët, studentët, të rinjtë dhe të rejat, punëtorët dhe kategori të tjera që të t'i bashkohen konceptit të partis Guxo. Ne duam ta rrisim numrin e guximtarëve, ndaj dera është e hapur. Guximi jaj për t'u bërë pjesë e subjektit tonë dhe tuajit është garanci që ndryshimet e nisura të jenë të tashme, që jeta juaj dhe e familjeve tuaja ta ketë një adresë. Ju jeni ata që bashkë me ne mund ta bëni një vend më të mirë. Kemi shumë rrugë përpara, por kemi edhe shumë vullnet për të bërë punë. Ne synojmë që Kosova të jetë destinacion i rinisë sonë, prandaj bashkohuni me ne për Kosovën shtëpi tonë! Sot ju mund të bëheni me ne, nesër do të mund t'i projektoni zgjidhjet, t'i ofroni opcionet, idetë dhe alternativat për t'ua lehtësuar jetën qytetarëve tanë. Vendi ynë nuk është imun kundrejt zhvillimeve të gjithmbarshme në botë. Kriza që e ka kapluar botën është alarm për secilin prej nesh. Qëndrimi duarkryq ndaj kësaj situate nuk ofron shpresë. Ne na duhet një rimëkëmbje ekonomike, ndaj për këtë gjë na duhen njerëz.

Unë përkulem para secilit që ka marrë guximin ta përqafojë konceptin tonë politik. Unë shpresoj që të shumtë janë dhe do të jenë ata që do të bashkohen me ne. Kjo nuk është trend, por domosdoshmëri. Kemi shumë cështje të hapura dhe për këtë na duhet një kombinim perfekt ndërmjet njerëzve, kreativitetit dhe mundësisë. Kjo mundësi është Partia Guxo. Jo rastësisht Lista jonë i ka dhënë Kosovës presidenten Vjosa Osmani, një përfaqësuese dinjitoze e shtetit tonë, një politikane konsistente e cila ka dëshmuar që vetëm me guxim proceset lëvizin përpara. Jo rastësisht, po kjo Listë i ka dhënë Kosovës, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Bujqesis Faton Pecin, pastaj zëvendësministrat Blerim Gashani e Arsim Berisha. Jo rastësisht, sot në Kuvendin e Kosovës kemi 5 deputetë, të cilët shquhen për angazhimin dhe mbrojnë në mënyrë fanatike reputacionin e votuesve të tyre.  Bashkohuni me ne, sepse  vetëm kësisoj mund të bëjmë hapa përpara. Oferta jonë është e sinqertë: të bëhemi bashkë për ta prodhuar ndryshimin. Secili prej nesh bart një copë trashëgimie politike, ndaj kur bëhemi bashkë mundësitë janë më të mëdha.

Kosovën duhet ta bëjmë të denj sot. Kosovën duhet ta bëjmë me ju! Sot guxoni ju, nesër guxojnë të afërmit, shokët, rrethi juaj. Sa më shumë guximtarë, më shumë shpresë!
Sa më shumë guximtarë, më shumë opcione! Sa më shumë guximtarë, më shumë zgjidhje!
Prandaj, bëjeni hapin. Fati dhe e ardhmja ju takon vetëm guximtarëve!
Zoti i bekoftë guximtarët!
Zoti e bekoftë Kosovën!


Kryetri i Forumit Rinor: Lendrit Iljazi

Shpërndaje në: