Ministri BPZHR Faton Peci: Vlerësuam se në sektorin e pylltarisë janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm...

Alt text
Sot së bashku me akterë vendorë e ndërkombtarë, në aktivitetin lidhur me Rishikimim e Përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë ne Kosovë 2021 - 2022, vlerësuam se në sektorin e pylltarisë janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm. 

Për pylltarinë së bashku me partnerë vendorë e ndërkombëtar kemi:
Hartuar Ligjin e Ri për Pyjet, i cili është miratuar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti. Vazhdon hartimi i akteve nënligjore për çështjet që rregullon Ligji për Pyjet.  Me qëllim të identifikimit të të gjithë uzurpatorëve të pronave, keqpërdoruesve dhe me qëllim të zbardhjes së privatizimeve të dyshimta të tokave pyjore dhe pyjeve këtë vit do të fillojmë implementimin e fazës së parë të projektit për Hartimin e Kadastrit Pyjor respektivisht Regjistrin Kombëtar të Pyjeve dhe Tokave Pyjore. Jemi në fazën e hartimit të mekanizmit përcjellës, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të reja për mënyrën e dhënies në shfrytëzim të pronave të APK (pyjeve dhe tokave pyjore). Në muajt pasues pas finalizimit të hartimit të akteve nënligjore do të ndërmarrim hapat më të mëdhenj ndonjëherë në politika e legjislacion përmes veprimeve të cilat dita ditës do të intensifikohen.

Kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Pylltari 2022-2030; përmes së cilës janë identifikuar sfidat dhe përparësitë e sektorit ndërsa kemi hartuar Planin e Veprimit 2022-2024 përmes së cilit parashihen aktivitetet që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së sëktorit të pylltarisë. Me vendim të Qeverisë kemi krijuar Task Forcën për Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, ku së bashku me anëtarë nga institucionet relevante adresojmë problematikat ditore të sektorit. Në kuadër të Task-Forcës për Pyje, kemi hartuar dhe miratuar Planin e Veprimit për Parandalimin e Prerjeve Ilegale. Kemi vazhduar bashkëpunimin me Projektin e Implementuar nga FAO në Kosovë – “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”.Kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Komunikim dhe Informim në sektorin e pylltarisë, e cila identifikuar dhe adresuar vështirësitë që ka sektori i pylltarisë si pasojë e informimit të pamjaftueshëm të opinionit lidhur me mundësitë ekonomike, sociale e mjedisore nga pyjet si dhe lidhur me dëmtimin e pyjeve në përgjithësi. Kemi nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Turqinë dhe Lituaninë në sektorin e pylltarisë ndërsa kemi iniciuar bashkëpunim me shtete si Sllovenia dhe Kroacia; me theks të vecantë në digjitalizim të sektorit të bujqësisë. Përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar është duke u implementuar “Projekti për ngritjen e kapaciteteve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje dhe zgjidhjeve të bazuara në ekosistem”, për krijimin e Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret Pyjore. 18 zyrtarë të APK-së kanë përfunduar me sukses trajnimin për përdorimin e këtij sistemi. Kemi hartuar Planet Menaxhuese Afatgjata Pyjore në sipërfaqe prej 35 mijë hektarësh.

Kemi vazhduar bashkëpunimin me projektin IPA të financuar nga Bashkimi Evropian: “Për  parandalimin e përmbytjeve dhe menaxhimin e rrezikut nga zjarret në pyje në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, përmes Modulit të III-të i cili përfshin Hartëzimin e rrezikut nga zjarri në pyje. Me ndihmën e projektit të implementuar nga FAO, në vitin 2022 për herë të parë, si pilot-projekt është filluar Hartimi i Planeve Menaxhuese Shumëqëllimore në Pyje, duke përfshirë këtë vit Njësinë Menaxhuese “Radusha” në komunën e Istogut, kurse vitin tjetër do të vazhdohet edhe me tri njësi tjera menaxhuese.
 Në fidanishten e Institutit në Pejë gjatë vitit 2022, janë prodhuar rreth 1.645.000 fidane, të gatshme për pyllëzim. Gjatë vitit 2022, Drejtorati Qendror i Inspekcionit të Pylltarisë dhe Gjuetisë, ka bërë 914 kontrolla dhe inspektime, ka hartuar 727 procesverbale dhe ka nxjerrë 51 vendime, ka sekuestruar 215 m3 masë drunore, janë inicuar 106 fletëparaqitje, prej tyre 15 penale dhe 91 kundërvajtëse, dhe ka marrë pjesë në 24 Seanca Gjyqësore. 
Gjatë vitit 2022, numri i Aktgjykimeve është 116, prej tyre me denim 55, të pezulluara 28, të hedhura 16,  të ndryshuara 11, të refuzuara nga Gjykata e Apelit 6 me aktakuzë / rikthim në gjykim.
 Falenderoj donatorët dhe partnerët e vazhdueshëm të sektorit të pylltarisë në Kosovë, si Bashkimi Evropian, Ambasada e Suedisë, FAO, Sëiss Development Cooperatin (SDC), JICA, CNVP e të tjera. 
Le të kujdesemi të gjithë së bashku për mushkëritë e Kosovës e t’iu kushtojmë rëndësi të vecantë veprimeve që ndërmarrim karshi ruajtjes dhe mbrojtes së natyrës, mjedisit dhe pyjeve, pasi që një hap i gabuar sot, është pasojë që do ta vuajnë fëmijët tanë dhe e ardhmja e Kosovës.


Ministri i BPZHR Faton Peci

Shpërndaje në: