Deklaratë e Partisë Guxo

Alt text
Sot, në një akt tinëzar e terrorist, Serbia ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës. Këtë akt kriminal, Serbia e ka bërë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky agresion tregon qartazi se ky shtet me mendësi mesjetare nuk është i interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por ështê e njëjta Serbi që ka shkaktuar luftërat e tmerrshme dhe gjenocidin në Ballkan si dhe vazhdon të jetë shtet destabilizues e kriminal, sikur gjithmonë gjatë historisë.

Partia Guxo mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës, për profesionalizmin, vendosmërinë e përkushtimin e tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit dhe për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim.
Partia Guxo shpreh habinë që faktori ndërkombëtar po përcjell me indiferencë këtë sulm të rrezikshëm të Serbisë mbi Policinë e Kosovës, brenda territorit të Kosovës, me çka po rrezikon seriozisht paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe në rajon. 

Ne thërrasim për unifikimin e faktorit politik vendor dhe kërkojmë përgjigje të menjëhershme e të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare ndaj këtij akti kriminal të Serbisë dhe për lirimin e menjëhershëm e pa asnjë kusht të zyrtarëve tanë policorë. Partia Guxo mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur, bashkë me institucionet e Republikës së Kosovës, në punën, përpjekjet dhe vendosmërinë   për paqe, rend e ligjshmëri.


Blerim Gashani

Zëdhënës i Partis GUXO

Shpërndaje në: