Fjalimi i Presidentes të Kosovës Zonjës Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian, shpërfaqë qartësisht arritjet e Kosovës në krijimin e një Republike që tashmë mund të thuhet po hyn në fazat e fundit të konsolidimit të plotëPrezantimi i Kosovës në formën më dinjitoze e përmvajtësore në Parlamentin Evropian, nuk do të ishte i mundur pa përqafimin e vlerave të kulturës politike të trashëguara nga Presidenti historik, paraardhësi i Presidentes Osmani, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, dhe shpallja se Kosova ka vetëm një shtëpi; Evropën, mbeten formula drejtuese e shoqërisë tonë, të bashkuar, tolerante dhe që krijon përfaqësues të nivelit po evropian, sikurse Presidentja jonë Vjosa Osmani.
Është përgjegjësi dhe detyrë e liderëve shtetror, ta bëjnë krenarë popullin e tyre, këtë e bëri më së miri sot Presidentja Osmani.