Avdyli: Mërgata jonë që dha shumë...

Alt text
Mërgata jonë që dha shumë për liri, shtetndërtim e zhvillim të Kosovës do jenë edhe më shumë pjesë e vendimmarrjes politike. Sot me votë unanime, ne si deputetë votuam ligjin e ri për zgjedhje, ku ndër tjera edhe i lehtësohet shumë votimi i mërgatës.

Në zgjedhjet e ardhshme, mërgatës i mundësohet votimi në 3 mënyra:
Votimi fizik në ambientet e Ambasadave apo Konsullatave të Republikës së Kosovës.
Votimi me postë duke i dërguar në Ambasada apo Konsullata të Republikës së Kosovës.
Votimi me postë duke i dërguar në KQZ në Kosovë si në të kaluarën.
Shpërndaje në: