Në një periudhë vendimtare...

Alt text

Në një periudhë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, roli i Bashkimit Evropian është më i rëndësishëm se kurrë, jo vetëm për të ruajtur stabilitetin, por për të ofruar vizion dhe drejtësi për të gjithë. Me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, znj. Kaja Kallas, pata një shkëmbim të hapur mbi domosdoshmërinë që Republika e Kosovës të trajtohet si një partnere e barabartë dhe e respektuar në të gjitha proceset integruese.Theksova se mbështetja për Kosovën nuk duhet të mbetet në nivel deklarativ, ajo duhet të përkthehet në hapa konkretë: përmbylljen e procesit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, avancimin e aplikimit për BE dhe largimin e masave që cenojnë parimet e partneritetit.E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën, dhe mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar. Prania dhe angazhimi ynë i fuqishëm në rajon janë burim stabiliteti dhe sigurie për gjithë kontinentin. Tani është koha për vendime të guximshme dhe vizion të përbashkët.

Donika Gërvalla


Shpërndaje në: