Kur flitet për dëshmorin Safet Peci-Boletini (Komandant Tigrin) dikush do të mund të mendoj se letërsia ka prodhuar një personazh ideal e emblematik në të cilin bëhën në një e mishërohen fuqishëm, guximi i ushtarakut sypatrembur, shkathtësia spartane e artit luftarak, shpirti i artistit dhe thellësia e intelektualit plot dashuri për atdheun. Në fakt, nuk bëhët fjalë për asnjë lloj idealizimi letrar. Safet Peci-Boletini, Komandanti i Njësitit Tigrat, i kishte të gjitha këto zotësi dhe të njëjtat i ka aplikuar gjithë jetën e tij të ciliën ia kushtoi Kosovës e Shqiptarisë. I ardhur nga Gjermania, ai i ishte përgjigjur zërit të atdheut. Edhe plagosjen e kishte konsideruar gërvishtje, për tu kthyer menjëherë pas shërimit.
Takimi i sotëm me familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij, për mua ishte emocion plot dhimbje e krenari. U mblodhëm së bashku pranë lapidarit të dëshmorit në Mitrovicë, për të shënuar përvjetorin e 24 të përjetësimit të tij. Shumica të ardhur enkas nga diaspora për tu përulur para lavdisë së tij. Nëna e dëshmorit Nafija, një shembull i një nëne shqiptare trimneshë, jo që gjente forcën për fshehur dhëmbjën për birin dëshmor, por na jipte zemër edhe ne të tjerëve. Pranë saj ishte edhe Safet Peci-Boletiin i ri. Emri i dëshmorit është trasheguar te nipi, djali i vëllaut. Familja Peci, brez pas brezi kurrë s’ka me kursy e as nuk ka kursyer asgjë për athdeun. Së bashku me bashkëluftëtarë e familjarë vizituam edhe lokacionin ku Safeti i fali jetën Kosovës së lirë bashkë me bashkëluftarin e tij Ejup Kosumin. Në malet e theposura të Pashtrikut, ku ai me bashkëluftëtarët e tij e kishte përjetësuar lirinë plumb pas plumbi, edhe ajri të jep ndjesinë e jehonës së pushkëve për çlirim. Të rrënqethet gjaku nëpër trup! Mjafton ta mendosh sa e shtrenjtë është liria, për t’ia dorëzuar sot dikujt.
LAVDI!