Shumë Kosovë kishte sot n’Paris

Alt text


Sot, studentët e mi e paten fatin ta kenë një ligjeruese dhe bashkëbiseduese të veçantë nga e cila mësuan shumë rreth Kosovës dhe sfidave gjeopolitike të momentit.

Fort i lumtur dhe i nderuar që Zonja Donika Gërvalla, Zëvendêskryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme e diaspores, ishte sot në Institutin e studimeve politike të Universitetit Paris Est Créteil si e ftuar speciale në lëndën time Politikat evropiane. Rast e vend i duhur për t’iu folur studentëve francezë për Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt shtetndërtimit, në rreshtim me vlerat evropiane. 

E falënderoj shumë që më ardhjen e saj më nderoi mua, institucionin ku formohen elitat politike franceze dhe, më e rëndësishmja, e nderoi Kosovën duke e prezentuar në mënyrë dinjitoze.  Falënderime edhe për zv-drejtorin e Institutit dhe kolegun tim të nderuar z Fabrice Hamelin i cili na priti me stafin e tij dhe u bë pjesë e këtij eventi. 

Studentët e mi, edhe ashtu paksa politikisht të ‘kosovarizuar’, paten shumë pyetje dhe treguan interesim të sinqertë rreth Kosovës. Madje, disa prej tyre do e kryejnë praktiken e përfundimit të studimeve në Kosovë edhe këtë vit, në kuadër të MPJD-së. 

Krejt kjo do t’i shërbejë forcimit të lidhjeve Kosovë-Francë duke i larguar paragjykimet që mund të ekzistojnë ose nga mosnjohja ose nga dezinformimi. 

Franca është aleate e Kosovês dhe superfuqi evropiane në shumë fusha.

Merci Madame la Ministre!

Nezir Kraki

Shpërndaje në: