Zëvendësministri i Brendshëm Blerim Gashani merr pjese në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit.

Alt text
Në Madrid, në kryeqytetin e Spanjës, vend që edhepse po vonohet ta njeh Republikën e Kosovës, na priti me dashamirësi, u takuam me delegacione nga të katër anët e botës, në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit. 
Si Zëvendësministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës dhe si Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, bashkë me zyrtarë të lartë të QKMK-së, Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, përfaqësuam vendin tonë në këtë takim të rëndësishëm. Përveç punimeve të vyeshme të konferencës, takimeve në margjina, komunikimeve me partnerë e me homologë, flamuri i Republikës së Kosovës u shfaq krenar, kur ekipi ynë pati prezantimin e vendit tonë e institucioneve tona dhe sidomos modelit të shkëlqyeshëm të Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve, njësi kjo e jona brenda Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, që e bën më të sigurt vendin tonë, por edhe ndihmon luftën globale kundër terrorizmit e krimeve të tjera që kërcënojnë e rrezikojnë shoqëritë e vendet e globit.

Blerim Gashani

Shpërndaje në: