Në kohën më të vështirë për bujqësinë në historinë e Kosovës, ku sektori i bujqësisë përballej me rritjen prej 300% të inputeve bujqësore, efektin e pandemisë, pandeminë e korrupsionin me dekada ne arritëm të bëjmë ndryshimin rrënjësor dhe suksesin e jashtëzakonshëm dhe më të madhin në histori të sektorit të bujqësisë.
Ne rritëm:
💛Sipërfaqet deri në 49% duke siguruar për herë të parë bukën e motmotit;
🌾Prodhimin e gjithmbarshëm në bujqësi e rritem me 27%;
📈Eksportin për 120% të produkteve bujqësore;
🤝instaluam meritokracinë ndërsa Ministrinë nga institucioni më i korruptuar në vend e shndërruam në institucionin më transparent.
🧑🌾Për herë të parë fermerit të Kosovës iu shpagua ndjersa dhe mundi i punës brenda vitit duke qenë kështu epiqendra e përkrahjes me 👉300 milionë euro në kuadër të programeve të granteve dhe subvencioneve.
✅Për herë të parë Ministria ka hartuar strategji dhe tashmë ka vizion të qartë.Gjithashtu për herë të parë aprovuam marrëveshje ndërkombëtare si dhe pas 9 viteve stagnim aprovuam rreth 30 ligje.
🧑🌾Fermeri i Kosovës për herë të parë u furnizua me naftë dhe plehërim duke lehtësuar kostot e prodhimit dhe rritur rendimentin.
🌱Rritja e përkrahjes ka variuar nga 120% deri në 400% për bujqësi organike, ndërsa rritja për grurin deri 216%.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!