Në agimin e një dite të kobshme...

Alt text
Në agimin e një dite të kobshme, fshati i qetë i Bellacërkës u bë skenë e një prej kapitujve më të errët të gjenocidit serb kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Një makineri shtetërore e përgjakshme, e ushqyer nga urrejtja patologjike dhe etja e pangopur për shfarosje, zbrazi tërbimin e saj mbi një popull të vogël, por me shpirt të pathyeshëm.
Në atë pranverë tragjike të vitit 1999, forcat gjenocidale serbe masakruan 64 civilë shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë vetëm 4 vjeç. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në atë kohë, Robin Cook, e përkufizoi masakrën me një të vërtetë të pamohueshme: “Këta fëmijë nuk mund të kenë qenë rrezik për askënd, por forcat serbe qartazi e panë çdo shqiptar, pavarësisht moshës, si armik.”
Lavdi martirëve të lirisë në Bellacërkë! 
Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Donika Gërvalla

Shpërndaje në: