Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe nga mërgata, familjarë, miq e dashamirë, njerëz t’mirë t’këtij vendi t’bekuar,
Procesi i zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit po përmbyllet. Procesi ka qenë bukur i gjatë, dinamik e shpesh stresues e sfidues. Gjatë tre muajve të fundit, çdo mëngjes jam zgjuar duke pasur në mendje dhe kam punuar - me hierarkinë e pandryshuar - për katër prioritete:
1. Kosova
2. Koalicioni 118 - vvguxoalternativa
3. Partia Guxo
4. Kandidati Blerim Gashani - unë pra.
Që të katërtat përfunduan me rezultat të shkëlqyeshëm:
1. Kosova, vendi ynë i mrekullueshëm pati një proces demokratik e të qetë zgjedhor dhe është model i demokracisë, jo vetëm në këtë gadishull;
2. Koalicioni 118 fitoi bindshëm zgjedhjet dhe do të vazhdojë punët e mira, punët e mëdha për Kosovën;
3. Partia Guxo me kandidatët e saj performoi shkëlqyeshëm dhe solli qindra mijëra vota në fitoren e koalicionit dhe i dha vulë ardhmërisë së të djathtës kosovare; dhe
4. Unë si kandidat mora besimin e 9316 njerëzve t’mrekullueshëm t’këtij vendi.
Edhepse numri prej 9316 ❤ nuk është i mjaftueshëm që unë të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës, a s’është e mrekullueshme që 9316 qytetarë janë zgjuar, janë veshur e mbathur bukur dhe të lirë e me vullnet ma kanë dhënë besimin e tyre për t’i përfaqësuar e për të punuar për Kosovën?
Prandaj, ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për këtë besim. Ju jam mirënjohës e borxhli përjetë!
Ky ishte dështimi im i dytë për t’u bërë zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të ketë të tretë. Dy herë ishte mjaft.
Megjithatë, me anën e angazhimit në Partinë Guxo, me krejt qenien do të vazhdoj...