Vetëm në Kosovë ndodh...

Alt text
Vetëm në Kosovë ndodh që edhe pasi mbahen zgjedhjet, e edhe kur populli vendosë për fituesin, dalin çdo mbrëmje në TV do tipa të frustruar, e depresiv , disa ish ministra e ish deputetë, të dështuar në disa cikle zgjedhjesh, i japin drejtë vetes , të vendosin se kush mundet, kush duhet të jetë kryeministër e kush jo. Bile guxojnë të flasin edhe për preferencat të Amerikës e Europës.
Kushtetuta, ligjet e rregullat tona demokratike e përcaktojnë të gjitha hapat për konstituimin e institucioneve tona. Ajo që dihet tashmë katërcipërisht kryeministër i tashëm Albin Kurti, do vazhdoi të jetë edhe më tutje kryeministër. Jo që është dëshirë e jona personale, por është vullneti i shumicës, sepse qytetari ka vendos ashtu. Prandaj të nderuar analista të luftës hibride, qetësohuni, pushoni se nuk jeni kurfarë autoriteti vendimmarrës për ketë punë. Ju ishit vetëm një votë nga 900.000 e asgjë më shumë. Kosova ka zot shpie, ka fitues, ka parti, ka institucione, ka kuvend të ri ku do jetësohet vullneti i qytetarëve të Kosovës.
Sovrani ka fol me 9 shkurt, e të zgjedhurit do flasin në emër të tyre në kohën e duhur . Kosova ka dhe do ketë institucionet bazuar në vullnetin demokratik. 
Kjo skemë programore e vjetruar , do ishte mirë të reformohen, le të ndrrohet kjo e njëjta pllakë e torturimit i qytetarëve me këto analiza bajate. Jo për hatër të neve, por më shumë  për shikuesit e tyre. 
E meqë kjo spo ndodh, më së miri të nderuar miq, kursene shëndetin tuaj mendor, ndrroni kanal e siq bëj unë qe shumë kohë.

Haxhi Avdyli

Shpërndaje në: