Liqeni i Ujmanit është pasuria më e madhe që ka Kosova. Pa të nuk mund të mendohet ekonomia dhe zhvillimi normal i Kosovës. Që nga paslufta e deri më 2021, ky xhevahir i vendit tonë, ishte në kontrollin e plotë të Serbisë. Prandaj, deri më 2021, kur erdhi qeveria jonë, askush (nga shqiptarët) nuk shkonte në Ujman. Më 2021, kur filloi punën Qeveria Kurti 2, vinim me kujdes e me mbrojtje. Pas këtyre pak viteve e shumë punëve të Qeverisë Kurti 2, Ujmani u kthye nën kontrollin e menaxhimin e Republikës sé Kosovës dhe njerëzit shkojnë të lirë, për pushim, për qejf e për rekreacion. Si ne sot. Natyrisht.