Gërvalla: Vetëm sundimi i ligjit garanton të drejta të barabarta

Alt text
Vetëm sundimi i ligjit, si parim bazë i funksionimit të shtetit demokratik, garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pra edhe lirinë për të protestuar pa dhunë dhe për të shprehur pakënaqësinë. Djegiet e veturave, hedhja e gurëve, gazi lotsjellës apo dhuna e hapur ndaj forcave të rendit janë të papranueshme. Kryetarët e zgjedhur të komunave sa më parë që të fillojnë punën, aq më shpejt do të mund të fillojnë t’iu shërbejnë TË GJITHË qytetarëve dhe të kujdesen për nevojat e tyre të shumta.
Shpërndaje në: