Të dashur qytetarë të Llapit dhe mbarë Kosovës

Alt text
Me krenari dhe përgjegjësi të madhe, ju njoftoj se Partia Guxo, nën udhëheqjen e znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci, më kanë besuar të jem pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e shkurtit 2025.
Kjo listë, e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Alternativën, është një mundësi për të vazhduar punët e mira e të mbara për vendin tonë.
Kjo është një sfidë e re për mua, por besoj fuqishëm se vetëm së bashku mund të sigurojmë përfaqësim të denjë dhe të dinjitetshëm për qytetarët.
I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur deri tani dhe shpresoj në përkrahjen tuaj në këtë rrugëtim të rëndësishëm politik.
Së bashku do të guxojmë, do të punojmë dhe do të ndërtojmë një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Me respekt,
Shuajb Blakçori
Shpërndaje në: