Të dashur miq

Alt text
 Gjatë këtyre viteve të angazhimit tim, si bashkëthemelues i Partisë Guxo, Kryetar i Forumit Rinor dhe Këshilltar Politik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjithmonë kam punuar për të qenë pranë jush drejt realizimit të vizionit dhe vlerave që Guxo përfaqëson.
Kandidatura ime për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në kuadër të Guxo në listën e përbashkët të VV-GUXO-ALTERNATIVA, me numrin 37, është një mundësi për të vazhduar këtë angazhim me një përgjegjësi edhe më të madhe. 
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme! 
Më 9 shkurt, bashkë me ju do të forcojmë rrugën që kemi nisur para 4 viteve me vendosmëri dhe guxim! Së bashku në çdo betejë për Kosovën tonë!
Lendrit Iljazi #37


Shpërndaje në: