Deputeti Haxhi Avdyli së bashku me kryeministrin Albin Kurit homazhe në familjen Marku.

Alt text
Sot bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, isha i nderuar si mik i familjes Marku, të përkujtonim me homazhe vetëflijimin unikat të Nanës Pashke në Korenicë të Gjakovës. Më 27 prill 1999, forcat e Serbisë ia rrëmbyen, vranë dhe zhdukën me forcë dy djemtë e Nanës Pashke ku eshtrat iu gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i tyre. Tri ditë më vonë, nëna Pashke dogji veten me benzinë, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhembjes për të bijtë.

Në 20 vjetorin e vetëflijimit, kujtuam e nderuam bashkarisht Nënën Pashke Krasniqi Markaj. Shpirti i saj pastë dritë gjithmonë. E ne të gjallët do i përkujtojmë me pietet sakrificat e popullit tonë për liri. KOSOVË gjaku jonë që nuk falet..
Shpërndaje në: