Ministri i BPZHR Faton Peci: Familja Tafa përfituese e grantit 100.000.00 euro, shembull i meritokracisë

Alt text
Ka tash e 5 vite që Shpresa Tafa me familjen e saj kultivojnë frutin Physalis apo Golden Berry, një frut i rrallë e i veçantë për kulturat bujqësore. Ky frut është një frut ekzotik i cili kur thahet i dyfishon vlerat e tij dhe ka qëndrueshmëri më të lartë, ndërsa përdoret edhe i freskët në ëmbëlsira, sallata e akullore. Shpresa, është përfituese e grantit në vlerë prej 100,000.00 euro, dhe është shembulli i meritokracisë. Ajo do të zgjërojë depon për ruajtjen, tharjen dhe deponimin e këtij fruti, në mënyrë që ta plotësojë zinxhirin e furnizimit dhe t’i shtojë vlerë produktit që ajo kultivon. Përderisa synim ka kultivimin e këtij fruti, ajo në këtë depo do pranojnë nga kultivuesit e tjerë manat e malit, këpurdhat, kaçat e fruta të ngjashme. Të mbjellur me frutin Golden Berry i kanë 1.5ha ndërsa 60 ari kunguj të mbjellur për farë.

Nëna e Shpresës, zonja Nerxhivane, njëherit bashkëshortja e dëshmorit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Rrahman Tafa, është shembull i ngadhënjimit mbi tragjedinë. Përtej sfidave me të cilat e ka përplasur jeta, znj. Nerxhivane ka arritur që t’i rrisë e shkollojë Shpresën, Mirjetën e cila sot është Ushtare e Ushtrisë Amerikane dhe Ilirin, duke qenë për ta shembulli i një gruaje të fortë, luftarake dhe e zonja.
Shpërndaje në: