Sot, në Mitrovicë...

Alt text
Sot, në Mitrovicë, qytetin simbol të qëndresës dhe krenarisë sonë, bashkë me anëtarët dhe mbështetësit tanë, mbyllëm një vit të suksesshëm për Partinë Guxo. Bashkëbiseduam me anëtarët dhe mbështetësit e partisë, për mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit  dhe fitoren e padiskutueshme për të vazhduar me zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës. Nuk ka forcë që mund ta ndalojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep të territorit të saj. Partia Guxo dhe Mitrovica është krenare që sot përfaqësohet në Qeveri me një Ministër si Faton Peci, një ministër i zellshëm dhe i ndershëm, që ka luftuar kundër korrupsionit dhe ka mbrojtur interesat e bujqve e qytetarëve të Kosovës. 
Rroftë Mitrovica e Isa Boletinit! Rroftë Kosova e pavarur, e lirë dhe demokratike!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: