Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Republikës së Kosovës, një vendim që reflekton angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar ura bashkëpunimi reciprok.
Shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, z. Ararat Samveli Mirzoyan, për këtë akt që forcon më tej lidhjet tona dhe hap rrugë për bashkëpunim të thelluar në fusha me interes të përbashkët.