Gëzuar për frytet e tokës sonë!

Alt text
Pasi Kosova siguroi bukën e motmotit, Ministri Faton Peci vazhdoi traditën e Presidentit Rugova, duke organizuar Darkën e Lamës, një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit dhe natyrës për begatinë e vitit që po lëmë pas. 
Kremtimi i saj rikthen në kujtesë amanetin e Dr. Ibrahim Rugovës, që një nga prioritetet e tij ishte sigurimi i bukës së motmotit për qytetarët tanë.
Sukseset e bujqësisë janë një prej dëshmive më të forta të përkushtimit tonë për të ardhmen e sigurt dhe të qëndrueshme të Kosovës.

Zoti e bekoftë popullin dhe Republikën e Kosovës!
Shpërndaje në: